Dafina merert edhe më një aktivitet, bëhet ambientaliste

Dafina Zeqiri duket se ka vendosur që të dal edhe jashtë domenit të saj kohëve të fundit

Këngëtarja është parë fillimisht në protestën e grave për abuzimin seksual të së miturës nga Drenasi.

Por, Dafina, e cila ka paralajmëruar edhe një këngë të re, është parë që ka marrë pjesë edhe në një fushatë për ruajtjen e ambientit.

Ajo ka mbjellur një pishë dhe nën fotografi ka shkruar:

“Nganjëherë e harrojmë rëndësinë e natyrës dhe gjërave që na rrethojnë, e që pak e nga pak po i shkatërrojmë. Sado i vogël të jetë kontributi jonë ndaj natyrës, është më mirë se hiç! Unë e mbolla këtë pishë në Parkun e Divjakës, kontribo edhe ti në mënyrën tënde në të mirë të ambientit”, ka shkruar ajo.

Dafina këtë e ka bërë në Shqipëri, në Divjakë.

Duket se këngëtarja e ka marrë shumë seriozisht punën e aktivizimit qytetar nëpërmes organizatave joqeveritare. 

Image