E frikësuar për vdekje, Taylor Swift merr masa për të siguruar veten

Taylor Swift thotë se është aq e shqetësuar për sigurinë e saj, aq sa mban me vete gjithë kohës pajisjet e ndihmës së shpejtë të ushtarakëve.

“Kam patur mjaft ndjekës që janë përpjekur të hyjnë në shtëpi dhe po filloj të përgatitem për gjërat e këqija”, shkruajti ylli i popit në revistën “Elle”.

Vitin e kaluar, Taylor fitoi gjyqin ndaj një burri të armatosur me thikë që u përpoq të hyjë në shtëpinë e saj. Një tjetër u arrestua shkurtin e 2018 pasi sulmoi derën e saj me një lopatë.

Për këtë arsye, këngëtarja mban me vete pajisje urgjence që të trajtohet në rast se plagoset apo lëndohet.