Kësaj radhe askush “nuk ia vari” Bleonës në Oscars

Edhe këtë edicion, Bleona Qerreti ishte në ceremoninë gala në Oscars ku ajo mori pjesë në afterpartyn e Vanity Fair

E përderisa viteve të tjera, Bleona ishte rënë në sy për zhveshjen e saj pothuajse nudo në këtë event, ajo kësaj herë nuk është vënë “re fare nga askush”.

Madje, po mos të ishin disa foto të saj që janë botuar në Instagramin e saj personal vështirë që do të dinte kush që ajo ka marrë pjesë në një event të tillë.

I vetmi sajt që ka shkruar për Bleonën është një ueb-faqe në Greqi.