Këto janë destinacionet më të lira për të udhëtuar në janar e shkurt

Për shumë profesione festat e fundvitit, fundjavat dhe vera jo domosdo përkthehen në pushime. Nga ana tjetër rrezet e diellit janë të nevojshme për të përforcuar imunitetin dhe për vitaminë D. Nëse nuk keni arritur të shijoni ende disa ditë të ngrohta pa stres, ne ju tregojmë destinacionet e duhura. Ju mund të vizitoni vende ekzotike dhe të shpenzoni fare pak. Të paktën krahasuar me periudhat e tjera të vitit kur çmimet e biletave dhe hoteleve rriten drastikisht.

Booking.com ka dhënë sugjerime në lidhje pushimet me çmime ekonomike. Sipas uebsajtit, e gjitha varet nga zgjedhja e destinacioneve të duhura në periudhën e duhur të vitit. Booking.com ju sugjeron që të planifikoni udhëtime në janar dhe në shkurt drejt Melboune dhe Honolulusë. Kjo pasi në këtë periudhë gjeni ulje deri në 56% për bileta dhe hotele.

Pse çmimet janë kaq të lira këtë periudhë?

Për Honolulunë dhe Melbounin në janar e shkurt nuk ka fluks sezonal. Turistët janë pakësuar dhe moti ende është shumë i mirë. Nëse vizitoni Melbounin në janar mund të rezervoni dhoma në hotele shumë të mira për 112 dollarë/nata. Gjatë fluksit sezonal dhomat kushtojnë mesatarisht 150 dollarë/nata. Edhe në Los Anxhelos janë kollaj të gjendshme vendet e lira për të pushuar këtë periudhë. Ndërsa në prag Shën Valentini, Hawaii ofron çmimet më të mira. Gjatë ndërrimit të viteve ishulli është një nga destinacionet më të shtrenjta, por në muajin shkurt ju mund të gjeni ulje deri në 40% për hotelet. Në javën e parë të shkurtit, çmimet janë më të mirat. Këtë muaj gjithashtu ju mund të vizitoni Hong Kong-un. Çmimet janë të përballueshme këtë muaj dhe dhomat e hoteleve i gjeni deri në 125 dollarë.