Meghan Markle mund të lindë parakohe???

Meghan Markle është gati të lindë? Ka zëra nga pallati mbretëror që njoftojnë që dukeshës së Sussex-it i kanë filluar kontraksionet, si shenjat e para të lindjes. Fëmija e parë e Harry dhe Megan Markel pritet të lindë në prill. Thënie dhe kundërthënie po dëgjohen shumë këto ditë në Buckingham Palace, duke rritur dhe ndezur tensionin në pallat.

Është i ditur fakti që Meghan nuk është shumë e dashur nga shtypi i gossip-it që nga dita e parë e ardhjes në familjen mbretërore. Janë pikërisht këto zëra që thonë që fëmija pritet të lindë më shpejt për arsye se Megan ka mbetur shtatëzanë para martesës. Këto ditë Buckingham Palace, nëpërmjet një komunikate shtypi bëri të ditur rregullat e reja që do të shoqërojnë çdo pjesëtar të familjes Windsor gjate shfaqeve te tyre në publik, duke u bërë bllok të gjithë sulmeve dhe komenteve negative dhe dashakeqe kundrejt tyre.

Në komunikatë thuhet shprehimisht që do të denoncohen në polici të gjithë ata që do të përhapin lajme të rreme dhe keqdashëse. Lajmi i fundit? Megani ka refuzuar ta ftojë princeshën Beatrice në Baby Shower, pasi kjo e fundit nuk ka qenë e pasjellshme me të. Duke bërë kështu dhe një tjetër armike në oborrin mbretëror… Tani nuk na mbetet vetëm të presim ardhjen e vajzës apo të djalit të Meganit dhe Harry-t. Që duke parë pamjet e Baby Shower mund të jetë vajzë dhe për më tepër mendohet se do quhet Diana.