Ray Liotta i kthehet jetës filmike mafioze

Ylli i “Goodfellas” po i rikthehet botës filmike pas disa vitesh pauze në rrafshin e kinematografisë amerikane.

Ray Liotta është duke negociuar kushtet për t’iu bashkuar kastës së aktorëve të filmit “The Many Saints Of Newark”, i cili është pararendës i “Sopranos”.

Aktori do t’iu bashkohej në këtë formë Alessandro Nivola, Vera Farmiga, Jon Bernthal, Billy Magnussen, Corey Stoll dhe Michael Gandolfini, i cili do të luajë rolin e Tony Sopranos, të krijuar nga babai i tij i ndjerë, James Gandolfini gjersa regjisor do të jetë Alan Taylor.

“Unë jam i kënaqur që po punoj me David Chasen dhe Alan Taylorin në The Many Saints of Newark,” tha Liotta.

“Talenti i Davidit është i pakrahasueshëm dhe regjia e Alan Taylorit e bën këtë edhe më emocionues. I respektoj të dytë pafundësisht dhe pres që ta bëj këtë projekt të veçantë me New Line”, shtoi ai.

Skenari i shkruar nga krijuesi i Sopranos, David Chase dhe Lawrence Konner, rrëfimi na dërgon në epokën e trazirave në Newark në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, kur afrikanët, amerikanët dhe italianët ishin në hasmëri të madhe.

Kjo përplasje u bë vdekjeprurëse kur u përhap në gangsterë të secilit grup. Vendi i Liottas në historinë e filmit mafioz është vulosur nga portretizimi i Henry Hillit të Goodfellas të drejtuar nga Martin Scorsese.