Sallatë e lehtë tune

Vakt ideal për ditët e nxehta. E ushqyeshme dhe e shëndetshme, sallatë e shijshme me patate, tunë, bishtaja dhe bizele.

Përbërësit e nevojshëm

  • 3 patate të madhësisë së mesme
  • nga 300 gr bishtaja të gjelbërta dhe bizele (mundet edhe i ngrirë)
  • trumzë
  • 2 konserva tunë në vaj
  • kripë dhe piper
  • uthull molle

Përgatitja

Pastroni patatet dhe zieni, pastaj leni që të ftohen (duhet të jenë të ziera, mirëpo edhe më tej të forta). Në ndërkohë, vendosni bizelen dhe bishtajat së bashku që të zihen në një tenxhere tjetër, dhe pas 20 min. kulloni ujin prej tyre. Leni edhe ato që të ftohen.

Qëroni patatet, prejini në rriska më të vogla, dhe hudhni në një enë më të madhe. Shtoni bizelen dhe bishtajat e ziera, shtoni kripë dhe piper, si dhe uthullën e mollës sipas shijes dhe përzieni me kujdes. Hapeni konservën me tunë dhe me vajin nga njëra koservë lyeni perimet e përziera (vajin nga konserva tjetër hudheni). Shtoni tunën, dhe pastaj trumzën, dhe përsëri përzieni, dhe shërbejeni si paragjellë ose edhe gjellë krysore.

Shënim

Sallata do të jetë edhe më e shijshme nëse para se t’i shtoni tunë, e vendosni në frigorifer për së paku 30 minuta, që uthulla të përshkojë tërë perimet.