Shannen Doherty pas vdekjes së Luke Perry: Do të më mungoj çdo sekondë

Shannen Doherty është e shkatërruar pas vdekjes së mikut të saj të ngushtë dhe ish-kolegut në “Beverly Hills, 90210”, Luke Perry.

Doherty ka postuar një fotografi të tyre në Instagram derisa ka postuar edhe disa fotografi të tyre bardh e zi, ku paraqiten si karakteret ikonike të serialit “Beverly Hills, 90210” – Dylan McKay dhe Brenda Walsh.

“Dje e mora një telefonatë që më ka shkatërruar krejtësisht. Unë po përpiqem ta tejkalojë këtë humbje por po ndihem shumë keq. Zemra ime është me familjen dhe miqtë e tij që ishim të bekuar që e kishim në jetën tonë. Ta tejkaloj një humbje të tillë më duket e pamundur, momentalisht”, ka shkruar ajo.

Në një deklaratë për revistën “People”,  Doherty ka thënë se ajo dhe Perry kishin planifikuar të punonin së bashku sërish.

“Është një lloj i veçantë i dashurisë kur e kalon një udhëtim sikur e kishim ne në 9010 dhe pa dyshim edhe në jetën tonë private. Luke dhe unë po punonim në disa idea të reja që kishim së bashku. Ne dëshironim të punonim sërish së bashku dhe të krijonim diçka të veçantë dhe shumë speicale dhe me shumë kuptim në këtë fazë të jetës tonë. Do të më mungojë çdo ditë, çdo minutë, çdo sekondë”, ka thënë tutje ajo.

Luke Perry ka vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Sherman Oaks të Kalifornisë pas një sulmi në tru.